LAJMI I FUNDIT:

Vrau gruan dhe vajzën njëvjeçare, në fund edhe veten – çifti amerikan u grindën për 2 milionë dollarët e fituara në lotari

Vrau gruan dhe vajzën njëvjeçare, në fund edhe veten – çifti amerikan u grindën për 2 milionë dollarët e fituara në lotari

Tiffany Hill dhe vajza e saj njëvjeçare janë vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili në fund kreu vetëvrasje. Kjo tragjedi ndodhi vetëm nëntë muaj pasi tashmë e ndjera fitoi në lotari 2 milionë dollarë.

Dyshja dhe vajza e tyre Leana janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Kalery të Oklahomas, transmeton Telegrafi.

Policia amerikane ka njoftuar se John Donato ka vrarë gruan dhe vajzën, para se të kryente vetëvrasje, shkruan The Sun.


Hill dhe Donato mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes, derisa vajza e vogël është dërguar me urgjencë në spitalin e Dallasit – por nuk pati as ajo shpëtim.

Hill kishte fituar dy milionë dollarë në lotarinë e Kalifornisë në nëntor të vitit të kaluar, pasi bleu një tiketë gërvishtëse që i solli fat. E pas kësaj u shkurorëzua nga Donato me të cilin kishte edhe tre fëmijë tjerë.

Në momentet tragjike në shtëpi kishin qenë edhe tre fëmijët e tjerë, por se ata nuk janë lënduar. Në anën tjetër, avokati i familjes Theresa McKigh ka thënë për KXII se paratë e fituara në lotari kishin qenë shkak t’i një grindje të çiftit.

Anëtarët e familjes Hill, kanë thënë se 31-vjeçarja kishte dashur të ik nga Donato i cili e keqtrajtonte. Madje ajo planifikonte të “arratiset” nga martesa që i kishte ardhur në maje të hundës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Daçiq konfirmon se Serbia ka armë sonike ‘që shkakton panik’ - ajo ishte përdorur gjatë protestave të studentëve

Daçiq konfirmon se Serbia ka armë sonike ‘që shkakton panik’ - ajo ishte përdorur gjatë protestave të studentëve

Serbia
Ushtria amerikane ka një raketë të re misterioze, po e përdorin nga një automjet që bëri ‘emër’ në Ukrainë

Ushtria amerikane ka një raketë të re misterioze, po e përdorin nga një automjet që bëri ‘emër’ në Ukrainë

Evropa
Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe

Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe

Turqia
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Evropa
Inteligjenca ukrainase publikon pamjet e shkatërrimit masiv të makinerisë luftarake ruse në Krime

Inteligjenca ukrainase publikon pamjet e shkatërrimit masiv të makinerisë luftarake ruse në Krime

Evropa
Kalo në kategori