Një grup mercenarësh të përbërë kryesisht nga ish-ushtarë kolumbianë kryen sulmin në të cilin u vra presidenti hiatin, Jovenel Moise.

Grupi përfshinte 26 kolumbianë dhe dy amerikanë me origjinë nga Haiti, u tha gazetarëve shefi i policisë Leon Charles. Tetë të dyshuar janë ende në arrati, ndërsa 17, përfshirë dy amerikanëve janë arrestuar. Të dyshuarit e mbetur u vranë në luftime me policinë në kryeqytetin, Port-au-Prince.


Një grup i armatosur sulmuan rezidencën private të presidentit në orët e para të së mërkurës. Gruaja e presidentit Moise, Martina, u plagos në sulm dhe u transferua në Florida për mjekim, ku thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

Jovenel Moise

Ende nuk është e qartë se kush e organizoi sulmin ose cili ishte motivi. Kryeministri i përkohshëm i Haitit Claude Joseph, megjithatë, i tha BBC-së se presidenti 53-vjeçar mund të ketë qenë në shënjestër për të luftuar "oligarkët" e vendit.

Të enjten, policia prezantoi disa nga të dyshuarit në media, së bashku me armë, pasaporta kolumbiane dhe prova të tjera.

"Të huajt kanë ardhur në vendin tonë për të vrarë presidentin. Ne do të rritim hetimet dhe kërkimet për të kapur tetë mercenarët e tjerë", tha Charles. /Telegrafi/