Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prizren, ku një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, një i dyshuar i cili ishte duke lëvizur me një trotinet elektrik kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 23:15.


“Gjersa viktima mashkull kosovar, ishte duke lëvizur me veturën e tij, një i dyshuar i cili ishte duke lëvizur me një trotinet elektrik kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, e të shtënave viktima është plagosur në dy këmbët dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë e armës së zjarrit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime. /Telegrafi/