LAJMI I FUNDIT:

Vrasje e dyfishtë në Kratovë, arrestohet një 37-vjeçare

Vrasje e dyfishtë në Kratovë, arrestohet një 37-vjeçare

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Kratovë, ndërsa është arrestuar një 37-vjeçare.

Sipas informacioneve fillestare, të vrarë kanë mbetur bashkëshorti dhe vjehrri i të arrestuarës.

Prokuroria dhe policia kanë kryer hetime, pas së cilës trupat janë dërguar për autopsi gjatë natës.

Pas hetimeve do të përcaktohet edhe motivi i vrasjes së dyfishtë dhe mënyra se si është kryer krimi.