LAJMI I FUNDIT:

Vrasja tronditëse në Gllogjan, nesër prokuroria shpalos të gjeturat e hetimit dhe dorëzon aktakuzën

Vrasja tronditëse në Gllogjan, nesër prokuroria shpalos të gjeturat e hetimit dhe dorëzon aktakuzën

Prokuroria Themelore në Pejë nesër (e premte) do të mbajë një konferencë për media, ku do të shpalos të gjeturat e hetimit për njërën nga vrasjet më tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të saj.

Kështu është bërë e ditur nga kjo prokurori përmes një komunikate për media.


Vrasja e trefishtë në Gllogjan dhe arrestimi i tre personave dy javë pas tragjedisë – gjithçka çfarë u tha mbrëmë
Lexo po ashtu Vrasja e trefishtë në Gllogjan dhe arrestimi i tre personave dy javë pas tragjedisë – gjithçka çfarë u tha mbrëmë

Ndërsa, Telegrafi merr vesh se bëhet fjalë për vrasjen e trefishtë të ndodhur në nëntor të vitit 2021. Po ashtu, mediumi mëson se të premten Prokuroria dorëzon edhe aktakuzën ndaj personave të dyshuar.

Pasditen e 26 nëntorit të vitit 2021, në Gllogjan janë vrarë tre persona e një është plagosur pas të shtënave me armë në drejtim të një autobusi, i cili po bartte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan.

Autobusi ishte zënë në pritë siç thuhet nga një person, i cili kishte shtënë me kallashnikov në drejtim të automjetit. Të vdekur mbetën shoferi i autobusit, dhe dy nxënës të moshave 17 e 18-vjeçare.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar katër persona./Telegrafi/