LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Pejë, Sveçla: Policia tashmë ka arrestuar personin e tretë të përfshirë në ngjarje

Vrasja në Pejë, Sveçla: Policia tashmë ka arrestuar personin e tretë të përfshirë në ngjarje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur sonte në Pejë.

Sveçla ka njoftuar se kanë arrestuar personin e tretë të përfshirë në ngjarje, teksa ka shtuar se janë të përkushtuar që me të gjitha kapacitet ta zbardhin rastin, transmeton Telegrafi.


“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ministri u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve.

Detaje nga ngjarja në Pejë: I vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i PDK-së
Lexo po ashtu Detaje nga ngjarja në Pejë: I vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i PDK-së

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Vrasja e dyfishtë në Pejë, konflikti dyshohet se ndodhi pas një zënke mes viktimave
Lexo po ashtu Vrasja e dyfishtë në Pejë, konflikti dyshohet se ndodhi pas një zënke mes viktimave

Ndërkohë, sipas informatave të para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal në Pejë, ku viktimat fillimisht kanë pasur një konflikt mes vete, dhe më pas janë gjuajtur me armë zjarri. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademaj. /Telegrafi/