LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Lezhë, shoqërohen në polici disa persona – mes tyre edhe nga fisi Nikulaj

Vrasja në Lezhë, shoqërohen në polici disa persona – mes tyre edhe nga fisi Nikulaj

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona lidhur me vrasjen e Nikolin Lekstakaj në Balldren.

Të shoqëruar janë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por jo të dyshuar.


Në mesin e të shoqëruarve mësohet se janë edhe të afërm të fisit Nikulaj, megjithatë ende nuk ka asnjë autor të dyshuar.

U qëllua pasi bleu pijen freskuese më market, detaje të vrasjes së Lekstakajt
Lexo po ashtu U qëllua pasi bleu pijen freskuese më market, detaje të vrasjes së Lekstakajt

Abc News raporton se janë sekuestruar edhe kamera të bizneseve që gjenden në rrugën Balldre-Lezhë për të parë lëvizjet e autorëve.

Nikolin Lekstakaj u ekzekutua pasditen e së mërkurës. Viktima u qëllua nga një makinë në lëvizje në momentin që po dilte nga marketi në Balldren.

Dyshimet janë se vrasja është kryer për hasmëri me fisin Nikulaj. Kjo ngjarja pasohet pas vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin, 3 muaj më parë.

Nikulaj u ekzekutua teksa po pinte kafen në lokalin e tij nga një person i veshur me jelek fosforeshent, i veshur si korrierët që shpërndajnë postën.