LAJMI I FUNDIT:

Marsh protestues për vrasjen e Liridonës në Prishtinë: Nuk ka paqe pa sigurinë e grave

Marsh protestues për vrasjen e Liridonës në Prishtinë: Nuk ka paqe pa sigurinë e grave

(E plotësuar) – Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka përfunduar marshi protestues në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë nga burrat.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” ishte marshi protestues gjithë-popullore, organizuar sonte në Prishtinë për dënimin dhe ndalimin e vrasjes dhe dhunës ndaj grave.


Qytetarë të shumtë i janë bashkëngjitur protestës së thirrur nga grupi Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar deri tek objekti i Policisë së Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, me pankarta si “Drejtësi për Liridonën”, “Vrasësit e grave në burg”, “Burrat vrasin gratë, shteti hesht”, “Gjykatat armike të grave”.

Për një orë e gjysmë sa zgjati protesta, qytetarët e mbledhur bënë thirrje, si “Nuk ka paqe pa çlirimin e grave”, “Poshtë patriarkati”, “Liri, pavarësi, solidaritet”, “Edhe sa jetë të humbura?”, “Asnjë më”.

Në shenjë zemërimi me jetën e grave të humbura, ata kanë hedhur ngjyrë të kuqe në rrugë, si dhe është bërë thirrje për drejtësi dhe dënimin e dhunës e vrasjen e grave, si dhe janë përmendur emrat e grave viktima.

Qytetarët gjatë marshit protestues janë ndalur edhe para objektit të Policisë së Kosovës, ku kanë hedhur ngjyrë të kuqe para kordonit policor, për të vazhduar te sheshi “Skënderbeu”, ku kanë hedhur gaz tymues, dhe për t’u vendosur më pas para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe ajo gjatë gjithë kohës është përcjellë nga Policia e Kosovës, ndërsa gjatë kohës së protestës para Policisë së Kosovës, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në rrugën “Luan Haradinaj”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi sot dënim maksimal për tre të arrestuarit e dyshuar për vrasjen, në mesin e të cilëve është bashkëshorti i Liridona Ademajt.

Ai tha se i tërë sistemi i drejtësisë duhet ta shndërrojë në përparësi trajtimin e rasteve të dhunës ndaj gruas duke theksuar se dënimet e ulëta po nxisin përsëritjen e krimit.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Rasti fillimisht nga policia u raportua si grabitje me pasoja të vrasjes.

Më 1 dhjetor, policia njoftoi për arrestimin e tre personave: Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, i dyshuar për vrasjen e saj, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Më 3 dhjetor, Gjykata Themelore në Prishtinë shqiptoi masën nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit e këtij rasti.

Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili e organizoi marshin protestues, bëri thirrje për ndaljen e dhunës ndaj grave.

“Jemi mbledhur sepse vajzat dhe gratë në Kosovë janë në rrezik. Jemi mbledhur për të treguar edhe një herë se kjo gjendje lufte, që ne si vajza e gra e përjetojmë, duhet të përfundojë një herë e përgjithmonë. E kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjitha ne bashkohemi në luftën që ne si gra po e bëjmë çdo ditë. Në shtëpi, në punë, në rrugë, në shkollë dhe në shtet”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori