LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e të riut në Fier, viktima shkoi të sqarohej, autori: Nuk doja ta vrisja

Vrasja e të riut në Fier, viktima shkoi të sqarohej, autori: Nuk doja ta vrisja

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 19-vjeçari Grei Bihuci mbeti i vrarë me thikë pas një përplasje me Florjan Mukën.

Zanafilla e sherrit ka qenë një thikë që autori Muka ua kishte dhënë shokëve të viktimës dy muaj më parë. I riu nuk e kishte marrë kurrë mjetin e ftohtë pas megjithëse kishte kërkuar që ti kthehej. Pas një sherri, Florjan Muka arriti më në fund ta merrte nga ata.


Menaxheri i pastiçerisë ku punonte 19-vjeçari që u vra në Fier: Nuk e prisja, Grei ka qenë thjesht në vendin e gabuar
Lexo po ashtu Menaxheri i pastiçerisë ku punonte 19-vjeçari që u vra në Fier: Nuk e prisja, Grei ka qenë thjesht në vendin e gabuar

Kjo përplasje mes të rinjve është pasuar nga një tjetër sherr në rrjetet sociale, i cili ka degraduar deri në komente fyese. Të rinjtë u takuan ditën e djeshme në Fier për t’u sqaruar dhe mbyllur debatin, megjithatë situata ka përshkallëzuar në përleshje fizike ku është përdorur edhe thika. Nga përleshja ka mbetur i plagosur Grei Bihuci së bashku me 20-vjeçarin Olti Serjanaj, i cili ndërhyri për ta shpëtuar. Bihuci nuk mundi t’iu mbijetonte dot plagëve të rënda duke humbur jetën në spitalin e Fierit, ndërkaq Olti Serjanaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, rarpoton Top Channel.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Florjan Mukës dhe të riut tjetër, shtetasit me inicialet K. M., 17 vjeç, i cili e shoqëroi në konfliktin e djeshëm. Të rinjtë u dërguan në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Në dëshminë dhënë para autoriteteve, Muka tha se: “Nuk doja ta vrisja, por thjesht u bë rrëmujë dhe nuk mora vesh çfarë bëra.”

Viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori