LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e pazakontë në Japoni, gjyshi që vuan nga Alzhajmeri mbyti nipin – nuk i kujtohet si e ka bërë

Vrasja e pazakontë në Japoni, gjyshi që vuan nga Alzhajmeri mbyti nipin – nuk i kujtohet si e ka bërë

Në një pr0ces gjyqësor në Japoni të filluar në maj të këtij viti, 80-vjeçari Susum Tomizava ka pranuar se dy vite më parë ka mbytur nipin Tomom, 16-vjeç, por ka shtuar se nuk i kujtohet si e ka bërë.

Tomizava vuan nga Alzhajmeri, një çrregullim neurologjik që shkatërron neuronet. Avokatët e tij thanë gjatë gjykimit se ai nuk duhet të bartë përgjegjësinë për këtë vepër, pasi sëmundja e tij shkakton demencën, që i bie se ai harron se çfarë ka bërë, transmeton Telegrafi.


“Gjatë kohës së incidentit, për shkak të demencës dhe alkoolit, nuk e ka ditur se çfarë po bën”, shtuan avokatët e tij mbrojtës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, gjykata në Fukui nuk është pajtuar me konstatimet e tyre. Tomizava gjatë 31 majit është dënuar me katër vite e gjysmë burgim për vrasje. E ky rast shokoi opinionin në Japoni, vend ky ku numri i popullatës së moshuar çdo ditë e më shumë po vuan nga demenca, shkruan CNN.

Tomizava dhe Tomom kishin jetuar në një shtëpi në Fukui, Në natën e 9 shtatorit të vitit 2020 ishin grindur, ku më pas kishte mbytur nipin.

Ai thotë se i kujtohet vetëm se atë natë kishte pirë shumë verë. Por grindja e kishte nervozuar shumë, duke marrë një thikë kuzhine me gjatësi prej 17 centimetrave, me të cilën i fut në dhomën e gjumit të Tomimit duke e therur disa herë në qafë.

Tomizava kishte thirrur me vonë djalin e tij të madh duke i thënë se ka gjetur trupin e Tomomit të mbuluar në gjak. Në vendin e ngjarjes shpejt ishte shfaqur edhe policia që arrestoi të moshuarin.

Gjendja mendore e Tomizavos ka qenë fokusi kryesor gjatë gjykimit, pasi mjekët, avokatët dhe gjykatësit kishin debatuar lidhur me atë nëse gjyshi ishte i vetëdijshëm që ka mbytur nipin.

Mjekët që kishin vlerësuar gjendjen e tij, konsiderojnë se ai ka pasur motiv për të kryer vrasjen.

“Bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm, por në ato momente ka pasur për qëllim ta mbytë nipin”, tha psikiatri i forenzikës, Hiroki Nakagava.

Gjykatësit thanë se i moshuari ka qenë në gjendje të kontroll veprimet e tij dhe posedonte “aftësi për gjykimin mes aktivitetit të keq dhe atij të mirë – pavarësisht sëmundjes që ka”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori