LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Liridonës, nënkoloneli Morina: Vrasësi amator, u mundua t’i zhdukë gjurmët por policia veproi më shpejt

Vrasja e Liridonës, nënkoloneli Morina: Vrasësi amator, u mundua t’i zhdukë gjurmët por policia veproi më shpejt

Refki Morina, nënkolonel i Policisë në pension, ka thënë se në shikim të parë, vrasësi i Liridona Ademajt duket amator.

Morina thotë se i njëjti ndoshta është munduar të gjejë ndonjë mundësi që mbase edhe t’i zhdukë gjurmët, por që nuk ia doli për shkak efikasitetit dhe veprimit të shpejtë të Policisë së Kosovës.


“Në shikim të parë vrasësi na duket amator. Ai është munduar të gjejë mundësi, mënyra, se qysh të nesërmen ai ka menduar ta informojë policinë për rastin, është munduar brenda suazave të gjejë mënyrë tjetër… ndoshta edhe gjurmët t’i zhdukë, por fatmirësisht policia ka vepruar ashtu siç duhet”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai thekson se ngjarjet e fundit të ndodhura në vend kanë treguar për një profesionalizëm të Policisë së Kosovës.

“Kemi të bëjmë me një vepër të rëndë penale. Besoj se do të zbardhet ky rast… Është një rast tronditës, policia ka kryer një punë të mirë me profesionalizëm…Rastet e fundit, grabitja në Suharekë, arrestimi i personave, rastit tani, tregon një profesionalizëm të Policisë së Kosovës, një punë sistematike të palodhshme të Policisë së Kosovës”, shtoi ai.

Teksa pyetet se çka mund ta shtyjë një person që të bëjë një akt të tillë, Morina potencon se kjo varet nga personaliteti njerëzor.

“Varësisht nga personi, ka njerëz pak më mendjelehtë, ka njerëz të dhënë pas pasurisë, varet nga personaliteti njerëzor si është krijuar ai, për atë arsye duhet një bashkëpunim i madh i policisë, institucioneve tona me popullatën”, tha më tej Morina.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori