LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Khashoggit, Turqia arreston dy spiunë arabë

Vrasja e Khashoggit, Turqia arreston dy spiunë arabë

Turqia ka arrestuar dy të dyshuar për spiunimin e shtetasve arabë, për llogari të Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po heton nëse ardhja në Turqi e një prej tyre ishte e lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, tha një zyrtar i lartë turk të premten.

Një nga dy burrat arriti në Turqi në tetor 2018, pak ditë pasi Khashoggi u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, tha zyrtari, duke shtuar se tjetri kishte ardhur më vonë për të ndihmuar kolegun e tij me ngarkesën e punës.

“Ne po hetojmë nëse ardhja e individit primar në Turqi lidhej me vrasjen e Jamal Khashoggit”, tha zyrtari, duke shtuar se personi ishte monitoruar gjashtë muaj, përpara arrestimeve dje në Stamboll të hënën.

“Është e mundur që ka pasur një përpjekje për të mbledhur informacion në lidhje me arabët, duke përfshirë edhe disidentët politikë, që jetojnë në Turqi”.

Një gjykatë turke vendosi të premten në mbrëmje për t’i mbajtur të dyshuarit në burg për akuzat e spiunazhit ndërkombëtar, politik dhe ushtarak, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

Transmetuesi shtetëror TRT Haber publikoi fotot e dy të dyshuarve në paraburgim, duke qëndruar para flamurit turk. Ata gjithashtu treguan fotografi, me sa duket të marra më parë dhe fshehurazi, nga të dy burrat që ecnin së bashku nëpër një rrugë.

Khashoggi, një kolumnist i Washington Post dhe kritik i princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, u vra në konsullatën arabe më 2 tetor nga një ekip i operativëve sauditë, duke provokuar një protestë ndërkombëtare.

CIA dhe disa vende perëndimore besojnë se Princi i Kurorës, sundimtari de facto i Arabisë Saudite, urdhëroi vrasjen, të cilën zyrtarët sauditë e mohojnë. Prokurori publik saudit ka akuzuar 11 të dyshuar të paidentifikuar, duke përfshirë pesë të cilët mund të përballen me dënimin me vdekje me akuza për urdhërimin dhe kryerjen e krimit.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori