Dje, policia arrestoi një burrë nga Manastiri menjëherë pasi vrau gruan e tij me thikë herët në mëngjes.

"Prokuroria Themelore Publike në Manastir lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një burri 33-vjeçar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer një krim - Vrasje gjatë kryerjes së dhunës në familje, pra e kualifikuar sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal", informoi Prokuroria Publike.


Sipas informatave zyrtare nga Prokuroria, në mëngjes, i dyshuari i mori jetën ish-partneres së tij me të cilën kishte katër fëmijë. Pasi u sigurua se babai i saj nuk ishte në shtëpinë ku jetonte gruaja, i dyshuari hyri në shtëpi ndërsa ajo po flinte, iu afrua viktimës dhe e goditi dhjetë herë me thikë në trup, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Manastir për të përcaktuar një masë paraburgimi për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku që ai të arratiset.