LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e George Floyd: Kaucioni për oficerin e policisë, 1.25 milion dollarë

Vrasja e George Floyd: Kaucioni për oficerin e policisë, 1.25 milion dollarë

Një gjykatës amerikan ka vendosur kaucion prej 1.25 milion dollarësh për lirim me kusht të oficerit policor Derek Chauvin, i cili doli në gjyq për herë të parë të hënën me akuzën e vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd.

Pas seancës së shkurtër dëgjimore përmes video-lidhjes nga paraburgimi ku ndodhet tash ish-oficeri i policisë, gjykatësja Jeannice Reding nga qarku Hennepin County Minneapolis ka planifikuar për 29 qershor seancën tjetër për të adresuar bazën e çështjes.


Derek Chauvin (44), akuzohet se ka vrarë George Floyd (46), dy javë më parë pasi e shtypi me gju në qafë për gati 9 minuta.

Drama, e cila u regjistrua në një telefon celular nga një kalimtar dhe pamjet u përhapën shpejt në internet, ndezi një valë protestash në Shtetet e Bashkuara dhe u përhap në të gjithë botën.

Gjykatësja së pari caktoi kaucion prej 1 milion dollarësh dhe më pas e ngriti edhe për 250.000 dollarë.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Minesota, Mathew Frank tha se rëndësia e akuzës dhe forca e zemërimit të publikut kundër Chauvin mund ta detyronin me lehtësi të arrestuarin të ikte nëse lejohej të gjykohej në përgjithësi.

Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.

Tre nga kolegët e tij në Minneapolis të akuzuar për ndihmën e vrasjes së Floyd u sollën javën e kaluar për herë të parë në gjykatë, e cili dha kaucion për lirim me kusht prej 1 milion dollarësh. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Evropa
Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak

Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak

Serbia
Kalo në kategori