LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e dyfishtë në Shkup, Spasovski: Ka përparim në hetime, po punojmë edhe me autoritetet holandeze

Vrasja e dyfishtë në Shkup, Spasovski: Ka përparim në hetime, po punojmë edhe me autoritetet holandeze

Hetimi për vrasjen e dyfishtë më 6 mars në një lokal në Shkup ku viktima mbetën Jeton Krivanjeva (Zhilla) dhe Enes Iseini (Llaci) ka avancuar, por policia nuk mund të japë informacione për pistat e hetimit. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se po punohet në identifikimin e autorëve të vrasjes.

“Kemi avancuar në hetim, por nuk mund të jap detaje. Në kornizën e hetimit përfshihen edhe informacionet nga kolegët në Holandë”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.


Mediat në Holandë sot kanë shkruar për Iseinin pasi emri i tij është lexuar në një gjykim për vrasje. Sipas tyre, autoritetet holandeze e kanë ndjekur penalisht Enes Iseinin për pjesëmarrje në vrasjen e një shtetasi të Kolumbisë më 16 shkurt të vitit 2021 në Bergen të Holandës. Në mars të po këtij viti ai dhe persona të tjerë të dyshuar ishin identifikuar në Malaga të Spanjës ku edhe ishin arrestuar dhe ekstraduar në Holandë. 10 muaj pas masës së paraburgimit, me vendim të gjykatës ai ishte liruar në mungesë të një hetimi thelbësorë por i ishte konfiskuar pasaporta nga autoritetet holandeze.

Më 6 mars në një lokal afër Çarshisë së Shkupit mbetën të vrarë Krivanjeva dhe Iseini. Sipas versionit zyrtar persona të maskuar janë futur në lokal dhe kanë shtënë me armë, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një të tretë. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa në periferi të Shkupit i kanë vë flakën automjetit me të cilin dyshohet të kenë lëvizur për tek vendi i krimit dhe tutje. Zyrtarisht nuk ka persona të dyshuar, ndërsa nuk dihen as motivet e vrasjes. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori