Më 23 mars të vitit 2004 ndodhi incidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku të vrarë mbetën një polic i UNMIK-ut dhe një polic i Shërbimit Policor të Kosovës në atë kohë.
Profesori Mensut Ademi, thotë se personat që ishin grup i organizuar pa marrë parasysh motivet, veprimi ka qenë i dëmshëm.
“Pa marrë parasysh që motivet e tyre kanë qenë stimulim politik apo patriotik, veprimi ka qenë i dëmshëm, qoftë për marrjen e jetave të njeriut apo dëmtimin e imazhit të republikës së Kosovës. Pakënaqësia e popullatës ose banorëve të Kosovës, dhe marrim grupmoshat që i shohim në trazira që janë motive nga disa grupe janë 20-21-22 jo më shumë se 25-vjeçar. E, nëse krahasojmë me vitin 1999, ata nuk kanë qenë më shumë se 16-17-vjeçar gjatë luftës, dhe mllefi tyre ndaj disa pjesëtarëve që në atë kohë kanë torturu”, tha Ademi në emisionin “Mendje Kriminale” në RTV Dukagjini.
Ademi thotë se grupet e organizuara gjatë kohës së trazirave të marsit janë identifikuar nga hetuesia e UNMIK-ut.
“E këto grupe gjatë kohës së protestës apo trazirave janë identifiku nga grupet apo hetuesia e UNMIK-ut ku në atë kohë UNMIK-u e ka udhëheq shërbimin policor të Kosovës dhe kanë fillu identifikimin apo fazën e hetimit të atyne personave që kanë rreziku dhe dëmtu, dhe kanë qenë këta persona”, tha Ademi.
Ai thotë se e thekson kohën që në vitin 2004, 5 vjet pas luftës, asnjë person nuk kishte paqe në mendje, por sipas tij, reagime më të ashpra.
“Metoda e tyre, po e cek, jemi pas luftës, që në atë kohë secili banor në Kosovë nuk ka pasë në mendësi reagim paqësor, por reagim më i vrazhdë, për shkak se kanë dalë prej luftës dhe tash këta persona shohin si armik.”
Teksa shton se 108 plumbat e gjuajtur drejt dy policëve, “mund të jetë edhe frikësim, por edhe metodë për eliminim”. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog
Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook
Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim
Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo