LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Arben Lleshit, shoqërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe 13 të tjerë

Vrasja e Arben Lleshit, shoqërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe 13 të tjerë

18 persona, gardianë dhe civilë janë shoqëruar nga burgu i Peqinit për tu marrë në pyetje, pasi dyshohet se bashkëpunuan me Sokol Mjaçajn për futjen e armës në ambientet e burgut.

13 prej tyre janë të ndaluar, gardianë, civilë, si dhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha.


Sipas dëshmive, arma dyshohet se ka hyrë në ambientet e burgut rreth 1 muaj më parë dhe Mjaçaj ka pritur momentin për të vrarë Arben Lleshin.

Prokuroria po punon në pistën e vrasjes me pagesë. Mjaçaj ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas prokurorisë është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë. Armën, Mjaçaj ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore.

Forcat speciale RENEA marrin në kontroll burgun e Peqinit, pritet njoftim zyrtar rreth ngjarjes
Lexo po ashtu Forcat speciale RENEA marrin në kontroll burgun e Peqinit, pritet njoftim zyrtar rreth ngjarjes

Mjacaj është transferuar në një tjetër burg që për shkak të hetimeve dhe rrezikshmërisë që paraqet çështja nuk bëhet me dije.

Si ndodhi ngjarja?

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, qëlloi dje me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.

I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën. /Tch/Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori