LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Albert Krasniqit në Prishtinë, gjithçka rreth rastit të mbrëmshëm

Vrasja e Albert Krasniqit në Prishtinë, gjithçka rreth rastit të mbrëmshëm

Kryeqyteti mbrëmë është tronditur nga një vrasje e rëndë që ka ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi”, ku ka mbetur i vrarë Albert Krasniqi.

Krasniqi i cili ishte biznesmen i njohur në Prishtinë, dyshohet se u vra nga babai i tij, Skender Krasniqi, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Nga Policia e Kosovës, kanë konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar për vrasje, ndërsa kanë konfiskuar edhe një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast, transmeton Telegrafi.


“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, kishte thënë Ahmeti.

Personi i vrarë në Prishtinë është ish-anëtari i Babastars, Albert Krasniqi
Lexo po ashtu Personi i vrarë në Prishtinë është ish-anëtari i Babastars, Albert Krasniqi

Në vendin e ngjarjes, ditën e mërkurë, kishte dalë edhe Prokuroria e Prishtinës, dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika, ku pas disa orëve hetime, trupi i viktimës ku largua nga vendi i ngjarjes dhe u dërgua në Institut.

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar ‘Vrasje e rendë’. Prokurori i Shtetit, ka ndaluar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Në bashkëpunim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Trupi i Albert Krasniqit i cili u vra nga babi i tij, dërgohet në Institut - flet prokuroria
Lexo po ashtu Trupi i Albert Krasniqit i cili u vra nga babi i tij, dërgohet në Institut - flet prokuroria

Për vrasjen e Albert Krasniqit kanë reaguar edhe shumë artistë, kjo pasi që Krasniqi kohë më parë ishte anëtari i labelit, Babastars.

Krasniqi ishte bërë i njohur për publikun edhe për martesën e tij me ish-miss Kosova, Besa Gashi, martesë kjo e cila raportohet të ketë përfunduar para disa ditësh. Krasniqi dhe Gashi nga martesa e tyre kanë një vajzë. /Telegrafi/