LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 21-vjeçares, Sveçla: Do të kujdesemi në zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar

Vrasja e 21-vjeçares, Sveçla: Do të kujdesemi në zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i tronditur për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj dhe humbja e edhe një gruaje të Kosovës dhe nga rrethanat e rënda të kësaj vrasjeje mizore.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “edhe përkundër përpjekjeve për rritjen e sigurisë për vajzat dhe gratë, rastet si vrasja e sotme, janë thirrje për reflektim për të gjithë ne, si institucione dhe si shoqëri”.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.


Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë.

Një grua ka mbetur e vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, pasditen e 12 prillit,  kurse vëllai i saj i mitur është plagosur. Dorasi dyshohet se ishte ish-bashkëshorti  i viktimës.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka konfirmuar se gruaja, e identifikuar me inciale, E.C, 21 vjeçe, ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq është plagosur edhe D.C, 15 vjeç.

I plagosuri është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në orën 14:40 dhe i dyshuari V.A, 36 vjeç, fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por autoritetet arritën ta arrestonin.

Ai, sipas Prokurorisë Themelore, është dërguar në mbajtje prej 48-orësh, dhe për të do të kërkohet masa e paraburgimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori