LAJMI I FUNDIT:

Vrasja brenda familjes në Durrës, 19-vjeçarja kthehet në vendin ku groposi të atin, tregon ku hodhi armën

Vrasja brenda familjes në Durrës, 19-vjeçarja kthehet në vendin ku groposi të atin, tregon ku hodhi armën

Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila ekzekutoi me armë zjari të atin Pëllumb Meta, është rikthyer në vendin e krimit e shoqëruar nga oficerët e policisë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, 19-vjeçarja shihet me maskë përpara kasolles që groposi të atin.


Qëllimi i rikthimit në skenën e krimit është gjetja e armës, të cilën 19-vjeçarja pohon se e hodhi në kanalin pranë banesës.

Grupi hetimor po vijon punën me detektorë për të gjetur armën e krimit.

Vrau babanë për fejesën e padëshiruar, vajza flet para hetuesve, e kishte menduar krimin me detaje
Lexo po ashtu Vrau babanë për fejesën e padëshiruar, vajza flet para hetuesve, e kishte menduar krimin me detaje

Duke u nisur dhe nga përmasat fizike të vajzës, hetuesit kanë dyshime se ajo nuk mund ta ketë kryer e vetme krimin.

Hetuesit po punojnë për të zbuluar rolin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar, përfshirë nënën dhe 2 vëllezërit e 19-vjeçares.

Në dëshminë e saj në polici 19-vjeçarja ka deklaruar se e ka ekzekutuar të atin pas konflikteve të përditshme pasi donta ta fejonte pa dëshirë.

Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza vret dhe gropos të atin: Më detyroi të fejohesha pa dëshirë
Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza vret dhe gropos të atin: Më detyroi të fejohesha pa dëshirë

“Ajo ka thënë se babain e ka vrarë pasi donte ta fejonte me një person që nuk e donte. Vajza ka deklaruar në polici se kishin përditë konflikte dhe zënka për këtë shkak”, bëri me dije Euronews Albania.

50-vjeçari u deklarua i zhdukur nga familjarët 10 ditë më parë, ndërkohë që makina e tij u gjet e braktisur në Parkun Rinia në Durrës. Hetuesit po punojnë për të gjetur personin që ka bërë transportimin e makinës në atë zonë, ku sipas deklarimeve të vajzës ka qenë vetë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori