LAJMI I FUNDIT:

“Vrasësi i Twitter” dënohet me vdekje për vrasjen e nëntë personave dhe copëtimin e tyre

“Vrasësi i Twitter” dënohet me vdekje për vrasjen e nëntë personave dhe copëtimin e tyre

Një burrë që vrau nëntë njerëz pasi i kontaktoi ata në Twitter është dënuar me vdekje, në një çështje të profilit të lartë që ka tronditur Japoninë.

Takahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitter”, u arrestua në vitin 2017 pasi pjesët e trupit të personave të humbur u gjetën në banesën e tij, shkruan BBC.


30-vjeçari kishte pranuar vrasjen dhe copëtimin e viktimave të tij – pothuajse të gjitha ishin gra të reja që takoi në platformën e mediave sociale.

Më shumë se 400 njerëz u paraqitën për të parë vendimin të martën, pavarësisht se gjykata kishte vetëm 16 vende në dispozicion për publikun, njoftoi media lokale, transmeton Telegrafi.

Mbështetja publike për dënimin me vdekje mbetet e lartë në Japoni, një nga vendet e pakta të zhvilluara që ruan dënimin me vdekje.

Si i gjeti ai viktimat e tij?

Shiraishi përdori Twitter për të joshur gratë në shtëpinë e tij. Ai mbyti dhe copëtoi tetë gra dhe një burrë të moshës 15 deri 26 vjeç midis gushtit dhe tetorit 2017, tha agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke cituar aktakuzën.

Vrasjet serike dolën për herë të parë në dritë gjatë Halloween-it atë vit kur policia gjeti pjesë të copëtuara të trupit në banesën e Shiraishi në qytetin japonez Zama, afër Tokios, ndërsa po kërkonin për një grua 23-vjeçare të zhdukur, e cila doli të ishte një nga viktimat e tij.

Pasi ajo ishte zhdukur, vëllai i saj hyri në llogarinë e saj në Twitter dhe paralajmëroi policinë për një bisedë të dyshimtë, duke i çuar në rezidencën e Shiraishi në mëngjesin e 31 tetorit në vitin 2017.

Media japoneze e quajti atë “shtëpia e tmerreve” pasi hetuesit zbuluan nëntë koka së bashku me një numër të madh të kockave të krahut dhe këmbës të fshehura në kuti.

Shiraishi i tha gjykatës muajin e kaluar se ai nuk kishte në plan të apelonte kundër dënimit të tij nëse shpallet fajtor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori