Jhon Jairo Velasquez Vasquez i njohur si "Popeye", ka qenë një nga vrasësit më famëkeq të narko-bosit Pablo Escobar, kurse për të i ka kryer punët e ndyra duke filluar nga organizimi i atentatit ndaj presidentit kolumbian e deri të rrëzimi i një aeroplani.

Popeye ka pranuar se gjatë "karrierës" së tij ka vrarë 300 persona dhe ka urdhëruar likuidimin e mbi 3 mijë tjerëve, derisa punonte për Escobarin gjatë viteve të 80-ta, transmeton Telegrafi.


2 105

Megjithatë për krimet e bëra ai i ka kaluar 22 vite prapa grilave, kurse lirinë pas shumë kohësh e shijoi në vitin 2014. Ai shpesh flet për atë se çfarë ka përjetuar dhe kështu ka zbuluar edhe disa detaje siç ishte rrëzimi i një  aeroplani në vitin 1989.

Aeroplani i aviokompanisë "Avianka" po fluturonte nga Bogota në Cali, kur humbën jetën 107 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, dhe tre tjerë kishin pasur f atin e njëjtë në tokë.

3 85

Presidenti i atëhershëm kolumbian Cesar Gaviria është dashur të jetë në atë aeroplan, por shefi i sigurimit ishte i brengosur për sigurinë e tij dhe kështu kishin vendosur të mos hipin.

Gaviria konsiderohej si armiku numër një i Escobarit, pasi kishte lejuar që narko-bosët kolumbian të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara. Dhe për këtë arsye Popeye mendoi një plan se si ta "heq nga loja".

4 62

Futi një bombë në çantë, kurse për ta futur në aeroplan ishte angazhuar një burrë tjetër që kishte menduar se detyra e tij do të jetë filmimi i agjentëve të njësitit anti-drogë të SHBA-ve e njohur si DEA.

Ata i kishin thënë se brenda çantës e ka një përgjues, që do të duhej të regjistronte bisedat e disa shtetasve amerikanë që ishin brenda aeroplanit. "Kur hapi çantën, e kuptoi se brenda ishte një pajisje shpërthyese", ka deklaruar Popeye.

5 53

"Inxhinieri jonë Cuco Zabala kishte mësuar t'i prodhojë këto bomba nga një separatist bask. E kemi ditur se nëse shpërthen bomba në vendin e gabuar nuk do të ndikoj tek rezervuarët e derivateve, kështu që piloti pa problem do të mund ta shpëtonte fluturaken. Kështu që kemi ideuar efektin domino me derivatin që ishte në krahët e aeroplanit, bombën në çantë si dhe presionin e ajrit brenda kabinës. Një kombinim vdekjeprurës", ka deklaruar ai.

6 38

Aeroplani është shkatërruar plotësisht, por Gaviria ka mbijetuar mrekullisht.

"Ndoshta e ka shpëtuar engjëlli mbrojtës", ka shtuar Popeye.

7 33

Vrasësi me pagesë Popeye shumë herë ka thënë se pendohen për krimet e kryera, por deri në fund i ka qëndruar besnik Escobarit i cili u vra në vitin 1993.

8 24

"Po të lindte sërish, ju siguroj që unë sërish do të qëndroja pranë tij", ka thënë për fund Popeye lidhur me rrugëtimin e tij me Escobarin. /Telegrafi/