LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi i heshtur: ‘Hipoksia e lumtur’, një simptomë e re e coronavirusit mund të jetë vdekjeprurëse

Vrasësi i heshtur: ‘Hipoksia e lumtur’, një simptomë e re e coronavirusit mund të jetë vdekjeprurëse

Mjekët habiten sesi pacientët me coronavirus janë të aftë të flasin me familjarët e tyre pavarësisht se nuk kanë oksigjen

Pacientët me simptomën e quajtur ‘hipoksi e lumtur’ shfaqin mungesë të theksuar oksigjeni, e cila mund të shkaktojë vdekje ose pavetëdije.


Doktori Mike Charlesworth tha se në kushtet e një pneumonie të tillë, pacientët nuk mund të jenë në gjendje të flasin.

“Ne nuk arrijmë ta kuptojmë si pacientët mund të flasin kur ata nuk kanë mjaftueshëm oksigjen. Nuk e dimë nëse kjo simptomë shkakton dëme të organeve”, tha ai.

Dr. Charlesworth tregoi se ai vetë kishte vuajtur nga simptoma e hipoksisë në muajin mars kur ishte infektuar me COVID-19. Ai tregoi se kishte kollë, ethe dhe se dërgonte mesazhe shumë të çuditshme në telefon.

Mjeku tregoi se ai ishte shumë dëlirat dhe se ishte i sigurt që niveli i oksigjenit i tij ishte tepër i ulët dhe që truri i tij nuk po funksiononte shumë mirë.

Shfaqja e simptomave të tilla në Zvicër, SHBA, Francë dhe Itali, bëri që një mjek të krijojë një listë të simptomave të virusit atipik.

Lista atipike përfshin simptoma të tilla si, presion i ulët i gjakut, dhimbje barku, të vjella, zbehje, dëlir dhe lodhje.

Ndërsa ka pasur raste që personat me hipoksi kanë mbijetuar, një mjek në Londër tregoi se një pacient me oksigjen prej 30 përqind ishte vendosur në një ventilator dhe vdiq brenda një jave.

Mjeku tha që pacientët me simptomën e hipoksisë kanë tendencë të mos e fitojnë luftën me COVID-19. /The Sun

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori