LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit në Shqipëri

Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht orët e nxehta të ditës (orët e drekës) përgjatë relieveve kodrinore – malore do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht në juglindje.


Reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje hera-herës fiton shpejtësi 10-14m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 18 deri ne 34 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori