LAJMI I FUNDIT:

Voziti veturën 100km/h, gjobitet shoferi në Ferizaj

Voziti veturën 100km/h, gjobitet shoferi në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:35 të mëngjesit, ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, i cili në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 100 km/h.

“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet E.A (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar”, thuhet në njoftim.


Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion./Telegrafi/