LAJMI I FUNDIT:

Voziti për 18 minuta me 100 km/h me të birin 4-vjeçar në kulm, australianes i konfiskohet patentë shoferi (Video)

Voziti për 18 minuta me 100 km/h me të birin 4-vjeçar në kulm, australianes i konfiskohet patentë shoferi (Video)

Nëna e cila kishte vozitur me 100 kilometra në orë derisa në kulmin e veturës po qëndronte djali i saj katërvjeçar, ka mbetur pa patentë shofer të cilën ia konfiskuan autoritetet kompetente.

Shoferët  e shokuar ishin munduar ta sinjalizojnë me drita dhe sirena se në kulmin e veturës gjendej djali i saj, por Erica Shadfort kishte vazhduar të voziste edhe për 18 minuta, duke pretenduar se nuk e kishte ditur se të birin e kishte pasur në kulm, transmeton Telegrafi.


Një dëshmitar okular ka thënë se në një moment djaloshi për pak sa nuk ishte rrëzuar nga kulmi i veturës që lëvizte me shpejtësi të madhe. Megjithatë ajo pas shumë kilometrave kishte ndalur veturën për ta futur brenda të birin që qëndronte gjysmë i zhveshur. Ndërkaq brenda në veturë ishin edhe dy fëmijët e saj të tjerë.

Megjithatë ajo këto ditë është shfaqur në sallën e gjyqit në Perth të Australisë, dhe pretendonte se nuk e ka ditur se i biri ishte ngjitur në kulm derisa ajo po kthehej me veturë në shtëpi.

Në anën tjetër avokati i saj mbrojtës ka thënë se ajo prej kohësh ka qenë në stres, pasi kujdeset për gjashtë fëmijët të moshës nga pesë muaj deri në 10 vjet. Asaj i është marrë patentë shoferi për tre muaj, dhe do të detyrohet të paguaj dënimin prej 1,200 dollarëve australianë, që i bie afro 642 euro. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori