LAJMI I FUNDIT:

Vozitësi i dehur dhe i verbër

Vozitësi i dehur dhe i verbër

Policia estoneze është shokuar pasi që ka ndaluar një makinë në qendër të një qyteti për të kuptuar se vozitësi jo vetëm që ishte i dehur por edhe i verbër.

Policia e trafikut në qytetin jugor estonez Tartu ka thënë se Kristjan Gradolf, 20-vjeçar, i cili është tërësisht i verbër, ishte duke u udhëzuar nga një mik i tij i cili ishte ulur në ulësen e pasagjerëve.

Një test i bërë nga policia kishte zbuluar se Gradolf kishte kaluar për dy herë e gjysmë nivelin ligjor të lejuar për sasinë e alkoolit gjatë vozitjes.

Të dy meshkujt përballen me një gjobë prej 900 eurosh, derisa Gradolf është duke u përballë me akuza me burgim për rrezikim të sigurisë publike.


Por Gradolf ka thënë: "Përkundër faktit se unë jam i verbër, vozitja është një gjë në të cilën gjej kënaqësi, dhe vërtet jam shumë i zoti në vozitje".