LAJMI I FUNDIT:

Voutsis: Nuk e promovuam Marrëveshjen e Prespës, opozita bëri propagandë negative

Voutsis: Nuk e promovuam Marrëveshjen e Prespës, opozita bëri propagandë negative

Kryetari i Parlamentit grek, Nikos Voutsis në një intervistë për gazetën zyrtare “Documento” bën vetëkritikë në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe se si Qeveria aktuale greke, me gjithë çështjen menaxhonte në brendinë e vendit.

Në pyetjen se a mund që marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së Tsiprasit në Maqedoninë e Veriut dhe interesi grek për investime mund të kontribuojnë për normalizimin e reagimeve në shoqërinë greke, Voutsis thotë se qeveria në vend se t’ia sqarojë marrëveshjen popullit, e vendosi në heshtje me mendimin se punët pozitive të marrëveshjes janë të dukshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Udhëtimi i kryeministrit në Maqedoninë e Veriut ishte historik. Çështja maqedonase dhe zgjidhja që erdhi me marrëveshjen kishin ndikim nga më shumë aspekte në shoqërinë greke. Ju prekni një anë. Gjegjësisht si përmes lidhjes ekonomike dhe lajmërimit në sferën e bashkëpunimit në energjinë dhe investimet do të krijohet klimë më ndryshe. Kjo anë është themelore, por kjo nuk mjafton. Sepse, për shkak të vonesës nga ana e qeverisë, në vend se kjo marrëveshje me të vërtetë e mirë t’i sqarohet popullit, e veçanërisht në Maqedoninë greke, në thelb ishte vendosur në heshtje me mendimin se punët pozitive të marrëveshjes janë të dukshme”, sqaron Voutsis.

Kryetari i Parlamentit grek, në intervistë e përmend edhe rolin e partnerit të koalicionit të para pak kohësh në Qeverinë greke. Ai thotë se kur je në koalicion me fuqi politike që për linjë të kuqe e ka çështjen maqedonase, ndërsa kryetari dhe ministri i saj i Mbrojtjes para organizatave ndërkombëtare e shfaq kundërshtimin e tij, “është e qartë se kjo do të sjellë deri në largimin thelbësor të argumenteve pozitive për marrëveshjen”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori