Votuesit në Britani: Referendumi po manipulohet nga Iluminati! (Foto)

Siç edhe është thënë më parë, një numër i madh i njerëzve në Britani të Madhe mendojnë se vota e tyre për referendumin e BE-së do të jetë e manipuluar.
Sipas një sondazhi, rreth 28 për qind e votuesve besojnë se rezultati i referendumit është i paracaktuar, përcjell Telegrafi.
Kjo gjithashtu vlen edhe për 64 për qind e votuesve që janë pro qëndrimit në BE, si dhe 46 për qind e atyre që mendojnë se duhet larguar nga BE-ja.
Siç edhe është proklamuar në mediat sociale, njerëzit janë ankuar që të votojnë me një stilolaps, në vend të një lapsi.
#TakeBackControl of your vote today. Bring with you a pen to vote, don't use a pencil, and of course #VoteLeave pic.twitter.com/XUoP7UxF7a— Tommaso Papini (@TmsPapini) June 23, 2016
Kryesisht shkruan Indepedent, sepse ata mendojnë se votat e tyre do të fshihen dhe ndryshohen nga Iluminati, duke postuar edhe fotografi të vendosjes së lapsave në tavolinat e votimit, përkatësisht mënyrën e vendosjes së tyre. /Telegrafi/























































