Lidhja Demokratike e Kosovës -Dega në Vushtrri ka njoftuar se ka larguar nga partia tre aktivistët dhe njëherit këshilltarë në Kuvendin e Komunës.
Sipas njoftimit të Degës së LDK-së, largimi i Agron Perçukut, Alban Bajramit dhe Behar Durakut ndodhi për shkak se asamblistët e lartpërmendur bashkuan votën e tyre me Partinë Demokratike të Kosovës, mbështetën zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit dhe zgjedhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), në kundërshtim me vendimin e Degës së LDK-së.
“Tradhëtarët u vetdemaskuan në këto dy mbledhje të Kuvendit të Komunës. Prandaj, për të gjithë aktivistët e devotshëm të LDK-së në Vushtrri tashmë është e qartë që këta tre persona për qëllime përfitimi personal e kanë tradhtuar besimin e elektoratit dhe aktivistëve të LDK-së duke dëmtuar rëndë LDK-në, madje me veprimet tinëzare të tyre edhe gjatë fushatës elektorale duke ia dhuruar PDK-së fitoren e pamerituar në Vushtrri”, njofton LDK.
Tutje në njoftimin e LDK-së thuhet se kryetari i komunës, Ferit Idrizi, vazhdimisht në debate televizive deklaronte hapur e publikisht që ka mbështetjen e disa aktivistëve të LDK-së.
“Për z. Idrizin e sekserët e tij politikë, që blejnë e tregëtojnë me vota asambleistësh, ju themi që janë të humbur, qeverisja juaj është e paaftë dhe pa vizion për qytetin e Vushtrrisë. Pushteti me vota të manipuliara nuk mundet të caktojë përfaqësuesit e opozitës në KPF, është praktikë jodemokratike e paparë dhe e padëgjuar në historinë institucionale të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
LDK, dega në Vushtrri njofton se do t’i drejtohet me ankesë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për këtë shkelje të Kuvendit të Komunës.
Për këtë largim ka reagur njëri nga asamblistët e përjashtuar, Agron Perçuku, i cili ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me statutin e LDK-së.
“Neni 13 i Statutit përcakton se përjashtimi i një anëtari është kompetencë ekskluzive e Komisionit Disiplinor të Kryesisë së LDK-së në nivel qëndror dhe vetëm kur janë vërtetuar shkeljet disiplinore. Sonte, Kryesia e degës së LDK-së e ka shkelur këtë nen”, ka shkruar Përçuku.
Ndër të tjera ai ka thënë se në mbledhjen e mbajtur nuk ka pasur kuorum për marrjen e vendimit.
“Kryesia e degës së LDK-së në Vushtrri ka 23 anëtarë, ndërsa sot në mbledhje kanë marrë pjesë vetëm 10 anëtarë. Rrjedhimisht, kryesia ka vepruar edhe në këtë rast në kundërshtim me Statutin”, ka thënë Perçuku.
Perçuku ka shtuar se ai dhe kolegët e tij do të vazhdojnë të jenë pjesë e LDK-së dhe se “anëtarësia e mirëfilltë e LDK-së, do t’ua tregoj vendin”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë