LAJMI I FUNDIT:

Votimi për demarkacionin “i varur” nga kthimi i deputetëve që ishin në Mal të Zi (Foto)

Votimi për demarkacionin “i varur” nga kthimi i deputetëve që ishin në Mal të Zi (Foto)

Në ditën kur është caktuar të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, përkundër thirrjeve që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u bëri deputetëve të mos e lëshojnë Kosovën në kohën kur duhet të miratohet demarkacioni, kjo nuk ka ndodhur.

Një grup i deputetëve nga Komisioni për Administratë Lokale dhe Media, kanë qëndruar për vizitë në Mal të Zi në takime zyrtare siç kanë thënë ata të planifikuara më parë.

Mirëpo, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një orë vonesë, dhe këta deputetë nuk kanë qenë të pranishëm.


Për këtë ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është në pritje të ardhjes së këtij grupi të deputetëve nga Mali i Zi.

Në mesin e këtyre deputetëve që po mungojnë janë Arban Abrashi dhe Imet Rrahmani nga LDK, Milaim Zeka nga Nisma, Nait Hasani nga PDK, Rasim Selmanaj nga AAK , Fisnik Ismaili dhe Valon Ramadani nga Vetëvendosje dhe Albert Kinolli nga grupi parlamentar 6+.

Telegrafi ka kontaktuar me deputetin Rasim Selmanaj i cili ka thënë se janë rrugës duke ardhur, mirëpo nuk ka treguar saktësisht se ku gjenden dhe kur pritet të arrijnë në Prishtinë.

“Jemi rrugës afër kufirit”, ka thënë Selmanaj.

Ndryshe edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka thënë për Telegrafin se kryeparlamentari Veseli nuk duhet të caktojë seanca pa konsultimin me deputetët e Kuvendit.

“Kadri Veseli ka qenë dashur të konsultohet me deputetët e Kuvendit për caktimin e seancës, e jo të veprojë krye në vete, pasi që ne kemi agjendat tona të caktuara më parë”, ka thënë Zeka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori