Famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku, risjell në kujtesë një shënim të Dom Lazer Shantosë, për Shkodrën e vitit 1924.
“Koha ka tregu që politika ka rrugëtimin e vet, e qyteti të vetin. Shpesh nuk kanë të njëjtin rrugëtim.
Me lutjen që të dimë me u sjellë si besimtarë para se me u sjellë si partiakë po sjell në kujtesë një shënim të të Lumit dom Lazer Shantoja, me titull ‘Zgjedhjet në Shkodër’, viti 1924
‘Mêrren me qirà automobila, karroca, kual. Nisen propagandistat nëpër zonat e ndryshme të Prefekturës. Telegrafë e telefon pà pushue. Mbledhje aty ktû. Kah mrâmja ja mrrinë zgjedhsit e dytë të përciellun me gjind të shënjuem për kontroll. Secili niset te vêndi i shênjuem prej partiës s’vet. Aty nuk ndihet tjetër veçse Popullore, Popilorja Petullore, Opozitë, Depozitë, Kompozitë, Buzhicë e Peticë. Oratorat e kryetarët e partienavet shpërvilen. “Rrnoftë” njéna o ”Rrnoftë” tjetra. Dahen me bûjtë nëpër shpija. Dicka kërset andej kah Perashi. Pushkë?…Jo! Kshtêja?…Jo! Âsht birra qi Bashkija u qet malcorvet… ‘pour l’Albanie’!…Në rrugë të madhe Popullorja ndeshet n’Opozitën. Popullorja (buzëqeshtë): Hej ti lum miku! Si m’a kè qefin? Opozita (serjoze): S’ka mâ mirë! Me fè të gjallë! Popullorja (t’u zgërdhi): Hê, hê!… Ani mue do me më kallxue ti! Morè, për Zotin (edhè Zotin po t’a bâj) ti nuk je në qefë hiç e burrë, porse don me m’u shti mue. E lypë piligrami ashtû; hajd ti, bâjnë nji grimë rrugë bashkë, mandej ndalen. Popullorja i avitet Opozitës e tuj i marrë dorën i thotë: A ma kallxon tash të drejtën? Por të drejtën due me më kallxue! Tek e mramja na jena miq… e kushdo qi të fitojë… na tu shoshoqi do të ngasim…? Tashti, a t’âsht mbushë edhè ty mêndja përnjimend se e fitojmë na, e vec të duhet me qindrue. Pash Zotin fol si burrë e ma kallxo të drejten….!’”, ka shkruar Jaku në profilin e tij në Facebook.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Fillimet romantike të Naim Frashërit dhe novela “Katër stinët”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre