Zharko Ristiq nga veriu i Kosovës thotë se ishte pajisur me dokument të Kosovës, kur kishte planifikuar të shkonte në Shkodër të Shqipërisë, për të vizituar një monument historik. Për ta kaluar kufirin, atij i është dashur letërnjoftimi i Kosovës.
“Kur e kuptova se shumica ishin pajisur me dokumente (të Kosovës), kjo nuk më shqetësoi shumë pasi edhe unë i kisha disa parime. Por, unë u pajisa me këtë dokument për të shkuar në Shkodër”, tha Ristiq për Radion Evropa e Lirë.
Ristiq dhe të gjithë shtetasit e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, mund të votojnë vetëm nëse kanë dokument të lëshuar nga Republika e Kosovës.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar udhëzuesin për identifikimin e votuesve në vendvotim, për zgjedhjet e 14 shkurtit. Është vendim që si dokumente identifikimi të pranohen vetëm ato dokumente që janë të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe që janë të vlefshme: letërnjoftim, pasaportë, dokument udhëtimi dhe patentë shoferë”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Domosdoshmëria e pajisjes me dokumente të Kosovës
Disa qytetarë të tjerë në Mitrovicën e Veriut që u intervistuan nga Radio Evropa e Lirë, thonë se do të marrin pjesë në zgjedhje dhe se janë të pajisur me dokumente të Kosovës.
Ajro Marjanoviq thotë se posedon dokumente të Kosovës.
“Të gjithë u pajisën dhe nuk u ndava as unë. Këtu kam lindur dhe do të bëj ashtu si vepron i gjithë populli”, thotë Marjanoviq.
Ndërkaq, Sllavica Marjanoviq thotë se është pajisur me letërnjoftim të Kosovës qe shtatë vjet.
“Ka qenë e nevojshme që të pajisjesh edhe me të Serbisë edhe të Kosovës. Ne jetojmë këtu dhe duhet t’i kemi të dytë”, thotë ajo.
Stamen Kazhiq i tha Radios Evropa e Lirë se ka dokumente të Kosovës dhe se është votues i rregullt në zgjedhje.
“Votoj edhe për zgjedhjet e Kosovës dhe ato të Serbisë tonë”, thotë Kazhiq.
Sreteni dhe Ruzha Saviq thonë se janë pajisur me dokumente të Kosovës, për të përfituar të drejtën e pensionit.
“Më duhej për shkak të dokumenteve, për shkak të Eurove, sepse i bëra 65 vjet”, thotë Ruzha Saviq.
122 mijë persona u larguan nga lista
Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve mijëra persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm më dokumente të UNMIK-ut.
“KQZ-ja ka kërkuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil të dhëna për qytetarët që kanë dokumente të identifikimit vetëm të UNMIK-ut. Pasi e ka pranuar listën, KQZ-ja ka vendosur që t’i largojë nga lista më shumë se 122 mijë persona, të cilët kanë vetëm dokument të UNMIK-ut”, tha Valmir Elezi nga KQZ-ja.
Sa janë të pajisur serbët e veriut me dokumente të Kosovës?
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme për numrin e qytetarëve serbë që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës. Por, deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka marr përgjigje.
Sidoqoftë, Adriana Hoxhiq, që është nënkryetare e Komunës së Mitrovicës së Veriut, thotë se ka shqetësime në radhët e komunitetit serb, pasi ka ende të atillë që nuk kanë dokumente të Kosovës.
“Është një numër i konsiderueshëm, por nuk e di a janë të pajisur të gjithë. Nga ajo çfarë kam dëgjuar, është një brengë se është një pjesë që nuk ka letërnjoftime të Kosovës, por nuk ka informatë të detajuar”, tha ajo.
Hoxhiq kishte udhëhequr Zyrën Administrative të Qeverisë së Kosovë në veri, qysh nga themelimi i saj nga Qeveria e Kosovës, në maj të vitit 2012. Kjo zyrë, kishte shërbyer për vite të tëra si qendër për t’u pajisur me dokumente të Kosovës.
Aktualisht, sipas Adriana Hoxhiqit, në të katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë funksionale zyrat e gjendjes civile, ku lëshohen dokumente të Republikës së Kosovës. Hapja e tyre, ka qenë pjesë e marrëveshjeve të Brukselit.
Ndryshe, këtë vit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ka pasur interesim shumë të vogël për votim me postë nga Serbia. Sipas KQZ-së, vetëm 200 aplikacione kanë marr dritën e gjelbër për të votuar me postë nga ky shtet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj