LAJMI I FUNDIT:

Vota e emigrantëve, Diaspora për Shqipërinë e Lirë dorëzon draftin në Kuvend

Vota e emigrantëve, Diaspora për Shqipërinë e Lirë dorëzon draftin në Kuvend

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka bërë publike nismën dhe kërkon nga klasa politike që të miratojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të mundësuar që të gjithë shqiptarët jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Shtatë deputetë të opozitës i kanë propozuar Kuvendit të Shqipërisë nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për votën e emigrantëve.


Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi në dhjetor të vitit të shkuar t’i kërkojë Parlamentit miratimin brenda vitit të këtyre ndryshimeve.

Deklarata për media e Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë:

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë i prezantoi publikut më datë 08.09.2023 draftin e përpiluar nga ajo me ndryshimet e sugjeruara të Kodit Zgjedhor për të përmbushur boshllëkun ligjor të konstatuar nga Gjykata Kushtetuese për Votës së Diasporës.

Pas një periudhë diskutimi me aktorët e përfshirë në proces, lëvizja e dorëzoi këtë draft më datë 10.10.2023 pranë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla dhe për dijeninë e të gjitha palëve politike duke e protokolluar me Nr. 3060.

Sot Diaspora për Shqipërinë e Lirë e fut këtë draft në procesin legjislativ! Me mbështetjen e një grupi deputetësh propozues, ajo i propozon Kuvendit të Shqipërisë nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji.

Deputetët propozues janë:

Z. Fatmir Mediu
Z. Gazment Bardhi
Z. Agron Gjekmarkaj
Z. Agron Duka
Znj. Jorida Tabaku
Znj. Emilia Koliqi
Znj. Dhurata Çupi Tyli.

Duke falenderuar deputetët propozues, i bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mbështesin këtë projektligj të ardhur nga përfaqësues të Diasporës, të mos shikojnë interesat e ngushta politike të momentit, por të bashkohen për ti mundësuar të gjithë Shqiptarëve kudo që janë të drejtën e Votës dhe mundësinë e përfaqësimit politik si dhe atë të ndikimit në qeverisjen e vendit siç ndodh në çdo vend demokratik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori