LAJMI I FUNDIT:

Voska Sport gjen trajnerin, Zaharievski merr drejtimin e klubit shqiptar

Voska Sport gjen trajnerin, Zaharievski merr drejtimin e klubit shqiptar

Voska Sport nga Superliga e Maqedonisë së Veriut nuk ka humbur shumë kohë, pasi pas ndarjes me Milan Radoviçin, ka gjetur menjëherë trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Srgjan Zaharievskin që është prezantuar sonte në mbrëmje nga ana e klubit shqiptar nga Ohri.

Voska Sport përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me teknikun 50 vjeçar dhe e i njejti është prezantuar nga vet presidenti i klubit, Nefi Useini.


Zaharievski së fundmi ishte angazhuar me Struga Trim Lum, përderisa në të kaluarën ka drejtuar edhe ekipet si Pelisteri dhe Metallurgu. Ndihmës i Zaharievksit te Voska do të jetë Seit Kreka, i cili deri më tani ka punuar me grupmoshat e reja te klubi shqiptar, ndërsa nga sot do të jetë pjesë e ekipit të parë.

Sfida e parë e Voska Sport nën drejtimin e trajnerit të ri Zaharievski do të jetë me 25 shkurt ndaj Sileksit në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori