Rusinë e Vladimir Putinit e kanë quajtur shumë gjëra: kleptokraci, shtet me autoritarizëm post-modern, dhe, përshkrimi jo fort i mirëpritur i Barak Obamës, “fuqi rajonale”. Por një tjetër përshkrim, që ngjiti më shumë, erdhi nga një prokuror spanjoll gjatë një gjyqi kundër mafias. Ai e quajti Rusinë moderne “një shtet mafioz”.
Është shprehje që të ngulitet, por çfarë kuptimi ka ky nocion në të vërtetë? Mark Galeotti, ekspert i kësaj fushe, ofron përgjigjen më të mirë deri më sot. “Vorit”, që do të thotë “vjedhësit”, përbëjnë një udhërrëfyes të qartë dhe shumëngjyrësh, që tregon se si krimi në Rusi është ndërthurur me politikën që në kohët e hershme.
Rregullat e pashkruara të kësaj bote të nëndheshme krimi janë krijuar që në kohën e carëve, kur bujkrobërit, një pjesë e madhe e popullatës ruse, jetonin sipas një kodi që miratonte vjedhjet e herëpashershme të feudalëve, (feudalët i mbanin bujkrobërit si të skllavëruar, paguheshin shumë pak për t’u punuar tokat, për të jetuar në to, por pa të drejta mbi prodhimin, mjetet e punës apo pronat). “Të prisje pemë për dru nga pyjet e carëve, nuk quhej vjedhje”, shkruan Galeoti.
Kjo frymë vazhdoi edhe gjatë komunizmit, kur midis udhëheqjes politike dhe qytetarëve të Bashkimit Sovjetik pati një cinizëm të ndërsjellë. Pasiguria, mungesa e mallrave bazë, hendeku i madh midis realitetit dhe ideologjisë që trumbetonte Bashkimi Sovjetik, bënë që të lulëzonin shumë struktura kriminale. Siç ndodh shpesh, burgu është “akademia” që shkollon anëtarët e kësaj kulture.
Fillimisht, Vorit sovjetikë (ky term përshkruan krerët kriminelë të të gjitha niveleve) i druheshin qeverisë dhe nuk lejonin që interesat e tyre të ngatërroheshin me ato të shtetit. Sukit, (bushtrat, siç quheshin të burgosurit që bashkëpunonin me zyrtarët) shiheshin me përçmim të madh. Megjithatë, tmerri që solli Stalini me kampet e përqendrimit për kulakët, ndryshoi shumë gjëra dhe bëri që Vorit të bashkëpunojnë me zyrtarët e korruptueshëm të partisë, sa herë që u lindte nevoja për mbijetesë. Kjo gjë solli një ndryshim rrënjësor jo vetëm për botën e nëndheshme të krimit, por për të gjithë vendin, e ndoshta për të gjithë botën.
Perestrojka e Gorbaçovit, në vitin 1980, jo vetëm që rrëzoi fuqinë e shtetit mbi rendin ligjor, por hapi një treg të ri të cilin Vorit mund ta shfrytëzonin më fort se kushdo tjetër. Kaosi që pasoi, konkurrenca e rrëmujshme Hobesiane, një version i dhunshëm i kapitalizmit, u bënë “inkubatori” i përkryer për krijimin e një marke që mori nam të keq në gjithë botën: “mafia ruse”.
Që kur erdhi në pushtet, plani i Putinit ishte të rikthente autoritetin e Kremlinit në vend. Vorit që donin të ishin të pavarur u hoqën qafe ose u lanë mënjanë, pasi u kishin marrë burimet. Të tjerëve, atyre që ishin më të gatshëm të bashkëpunonin me shtetin, u dhanë dorë të lirë për sa kohë që luanin sipas rregullave të reja të lojës: të shmangej dhuna destabilizuese dhe t’u nënshtroheshin interesave të sistemit shtetëror të Putinit, “bandës më të madhe në vend”. Shteti e konsolidoi pushtetin, thotë Galeotti, por jo duke e zbutur botën e krimit, por duke e përthithur krimin në strukturat shtetërore. Si përfundim, gangsterët u nacionalizuan dhe shteti kopjoi disa nga mënyrat e tyre të veprimit.
Kjo shkrirje midis krimit dhe shtetit nuk ka ndodhur vetëm në Rusi, por në të gjithë Perëndimin. Galeotti ka dokumentuar se si grupet kriminale kanë qenë të dobishëm për Kremlinin gjatë operacioneve gjysmë-të fshehta në Ukrainë. Hakerët nga bota e nëndheshme e krimit janë po aq të dobishëm. Ata janë një forcë nën hije që mund të kryejë porosi të rëndësishme pa lënë shenjat e gishtave të shtetit.
Sipas Gaelottit, Vorit e sotëm nuk janë më ata të pagdhendurit e plot tatuazhe që i përkisnin një brezi më parë. Këta të sotmit janë të zgjuar, biznesmenë të shtruar, që dinë të komunikojnë lirshëm jo vetëm me ministrat e qeverisë ruse, por edhe me financierët perëndimorë. Galeoti thotë që ata nuk kanë interes që ta sfidojnë Perëndimin, as që ta pengojnë. Duan vetëm të shijojnë mundësitë që ofron Perëndimi.
Kjo do të thotë që është në dorë të politikanëve dhe biznesmenëve perëndimorë (bankierëve, avokatëve, agjentëve të pronave), që të përcaktojnë se sa thellë do ta lejojnë depërtimin e Vorive rusë në shoqëritë e tyre. Pyetja e z.Galeotti është nëse do të arrijnë institucionet perëndimore t’u rezistojnë tundimit për të mbyllur njërin sy kur përpara hundës u sjellin para të lehta? Sjellja dhe kultura e Vorive mund të jetë tipike ruse, por dëshira për të bërë para të shpejta kur nuk po të sheh njeri është impuls mbarëbotëror. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rusia nuk ka ‘interes’ të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Dubai raporton një “sëmundje misterioze” të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre