LAJMI I FUNDIT:

Vonohen njohjet e diplomave

Vonohen njohjet e diplomave

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim ORCA, ka prezantuar raportin e monitorimit të NARIC Kosova, lidhur me procesin e njohjes së diplomave, ku u tha se problem për njohje të diplomave është .

Përfaqësuesja dhe prezantuesja e gjetjeve të raportit nga ORCA, Liridona Ademaj, ka thënë se problem për njohjen e diplomave e ka shtyrë ORCA-n që të fillojë monitorimin e qendrës NARIC Kosova.


“Problematikat e procesit të njohjes së diplomave të fituara jashtë vendit e cila shpeshherë ka qenë temë diskutimi në vendin tonë na ka shtyrë që të fillojmë edhe me monitorimin e qendrës kombëtare për njohje dhe informim akademik “Naric” Kosova……….”, Qendra Naric gjatë kësaj periudhe ka marrë gjithsej 970 vendime, prej tyre ka njohur 4 diploma të nivelit të pestë, 324 diploma bachelor ku prej tyre nuk kanë njohur katër të tilla, kanë njohur 429 diploma të nivelit master dhe janë anulu dy të tilla, si dhe kanë njohur 207 diploma të doktoratës, pra gjithsej NARIC ka njohur 924 diploma. Numri i diplomave të cilave nuk i është dhënë ende përgjigje nga qendra NARIC është 485, prej tyre 64 janë nga Shqipëria, 209 janë nga Maqedonia e Veriut dhe 212 nga vendet e tjera”, tha ajo.

Drejtoresha e Qendrës NARIC Kosova, Kumrije Gagica përmendi se një nga arsyet pse vonohen njohjet e diplomave është mosnjohja e shtetit të Kosovës nga vendet e tjera.

“Shpeshherë vonesat në njohje ndodhin edhe për shkak të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën.. ..Ne i kemi paraqit disa nga sfidat të cilat kishim me normalizu punën në qendër, që njëra prej tyre kish me qenë dhe një propozim që të krijohet një ligj i veçantë që rregullon punën për njohjen e diplomave…në NARIC Kosova është shtuar edhe një komponentë që është validimi i diplomave të fituara në Republikën e Kosovës me qëllim të përdorimit të atyre diplomave jashtë Kosovës”, deklaroi Gagica.

Ndër të tjerat ajo tha se ka shumë studentë të cilët kanë përfunduar studimet bachelor dhe master por nuk mund të vazhdojnë studimet e tyre jashtë Kosovës, por as t’i përdorin ato diploma për përdorim jashtë Kosovës për çka është një shqetësim përpos njohjes së diplomave të fituara jashtë Kosovës dhe një nga shqetësimet tjera të mëdha është mosvalidimi i diplomave në kolegje private. /Kp/