Vonesa në fillim të seancës së jashtëzakonshme, Haxhiu kritikon deputetët

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që grupet parlamentare të sigurojnë pjesëmarrjen e deputetëve në sallë për fillimin e seancës së jashtëzakonshme.
Haxhiu u shpreh se, me rastin e pranimit të kërkesës për këtë seancë ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj për të respektuar procesin parlamentar dhe rëndësinë e mbajtjes së seancës.
“Është e rëndësishme që deputetët të jenë këtu dhe të vazhdojmë me seancën,” tha ajo.
Ajo shtoi se seanca nuk mund të nisë pa praninë e thirrësit të saj, përveç nëse përfaqësues të opozitës, përfshirë Vlora Çitaku ose Ganimete Musliu, apo ndonjë deputet tjetër i opozitës, marrin përsipër të flasin për çështjen në fjalë.
Haxhiu theksoi rëndësinë e funksionimit të Kuvendit dhe vijimit të punës institucionale pa vonesa. /Telegrafi/




















































