LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen bisedon me Kurtin, kërkon urgjentisht të de-eskalohet situata në veri

Von der Leyen bisedon me Kurtin, kërkon urgjentisht të de-eskalohet situata në veri
Foto: Arkiv

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me situatën në veri.

Von der Leyen ka thënë se me Kurtin kanë biseduar për de-eskalimin e situatës në veri dhe kthimin e palëve në dialog, transmeton Telegrafi.

“Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e sotëm. Theksova nevojën urgjente për de-eskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ajo.


Tutje, ajo ka njoftuar se do të flas edhe me presentin Vuçiq gjatë ditës.

Të hënën u sulmua me granat dore komuna e Mitrovicës veriore, ku u dëmtuan dy vetura. Lidhur me rastin ka reaguar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë se Serbia duhet të ndërpresë menjëherë nxitjet për dhunë.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në veriut të Mitrovicës është sulmuar nga dy granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Lajme
Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Lajme
Me mure të larta, mes një kodre dhe palestër brenda, inaugurohet burgu i grave në Pogradec

Me mure të larta, mes një kodre dhe palestër brenda, inaugurohet burgu i grave në Pogradec

Lajme
Kalo në kategori