LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: Shpresoj që deri në fund të vitit të kemi lëvizje pa viza

Von Cramon: Shpresoj që deri në fund të vitit të kemi lëvizje pa viza
Foto: Arkiv

Votimin e rezolutës dy ditë më parë në Parlamentin Evropian që bënte thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon e vlerëson shumë pozitive, ngase është hera e parë që insistohet në këtë çështje, ndonëse nuk është e tillë në raport me Kosovën.

Ajo theksoi se shpreson se do të arrihet një zgjidhje, që kjo të jetë më e hershme, që integrimi në BE të arrihet pas këtij dialogu.


“Jemi krenar që kemi bërë një veprim të tillë dhe ky është një sinjal që do ta citoja kancelarin tonë që “është e qartë që nuk është kompromis, por rezultat, një e arritur”, deklaroi Von Cramon për RTK-në.

Në pyetjen se si do të parashikonte vijimin e procesit, në rast se Vuçiqi nuk merr parasysh këtë rezolutë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian theksoi se deklaratat e Vuçiqit nuk e befasojnë, sepse interesimi i tij është që vendi i tij të integrohet në BE dhe, në fund, shpresojmë që të jetë më atraktiv, të shohim një bindje se Serbia e Kosova mund të arrijnë këtë  rezultat.

Sanksione ndaj Moskës

Ndërsa lidhur me sanksionet e Serbisë ndaj Rusisë, Von Cramon tha se nëse Serbia dëshiron të jetë vend anëtare në BE, ajo duhet të vendosë në cilën anë do të përcaktohet. Lidhur me këtë, Von Cramon sqaroi se Vuçiq ka kërkuar hapësirë dhe kohë, gjë që e kuptuan, por, shtoi ajo “ne presim se deri në ç’pikë duhet të arrijë kjo”.

”BE ka kërkuar që përfundimisht të afrohet me politikën e BE-së. Ky do të jetë një prej kushteve. Nuk është se varet nga unë se kur do të kthejë Serbia anë kundrejt  Rusisë. I kemi thënë që kjo tashmë është e vonuar dhe duhet të përafrohesh me politikën e me sigurinë e BE-së”, theksoi Viola von Cramon.

Më tej ajo shtoi se duhet përqendruar edhe në reformat e brendshme, e jo vetëm tek sanksionet ndaj Rusisë.

Dialogu Kosovë- Serbi

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, tha se kanë pasur marrëveshje që janë arritur, sikundër ajo për njerëzit e pagjetur, për energjinë, etj.

”Kjo është një e arritur e madhe. Do të dëshironim të shihnim më shumë dhe duhet gjetur kompromis dhe për këtë jam optimiste se do të arrijmë  rezultate në muajt vijues, siç e kërkon  edhe Lajçak, gjatë mandatit të tij të arrihet përmbyllja e dialogut”, u shpreh Von Cramon.

Liberalizimi i vizave

Sa i përket për liberalizimin e vizave, Viola von Cramon tha se shumica e vendeve evropiane e mbështesin Kosovën për këtë çështje.

Ajo më pas përmendi edhe francezët dhe holandezët, të cilët ajo po ushtron ”trysni ” që t’i bindë që të mbështesin Kosovën në këtë aspekt, ndonëse, siç tha ajo, ata duan vetëm fakte shtesë, jo pengesë.

Pos kësaj Viola von Cramon foli edhe për integrimet në KE e BE, sipas të cilës duhet të tregohemi të vëmendshëm në hapat që duhet të ndërmerren, sepse janë 5 shtete mosnjohëse që mund të shkaktojnë pengesa.

“Shpresoj që deri në fund të vitit të hiqen vizat”, shtoi raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, në intervistën dhënë në “Lajmet e fundit “, në RTK.

Më tej ajo foli edhe për nismat rajonale, më konkretisht për “Ballkanin e Hapur”, e cila tha se më gjithëpërfshirëse është “Procesi i Berlinit”.

Përveç këtyre çështjeve, Von Cramon foli edhe për luftën në Ukrainë, sipas të cilës, atje është një situatë dëshpëruese, që po luftohet për mbrojtje të vlerave evropiane.

”Është fatkeqe që çështjet nuk u çuan përpara për Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.

Në fund ajo foli edhe për pasivizimin e adresave të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës, e cila theksoi se do të shikohet më tutje se pse po veprohet kështu vetëm ndaj shqiptarëve atje, pra që të mos ketë diskriminim ndaj shqiptarëve.

“Do të shikojmë më tutje se pse po veprohet kështu vetëm ndaj shqiptarëve atje, pra do të interesohemi që të mos ketë diskriminim ndaj shqiptarëve atje”, tha në fund të intervistës raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon.

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori