Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor nuk është zgjidhje dhe kjo nuk mund ta ndihmojë askënd, por do të krijonte probleme edhe më të mëdha.
Ajo ka komentuar propozimin e pretenduar të kryeministrit slloven Janez Jansha për rishikimin e kufijve në Ballkan, si dhe pretendimet se ai do të përfshinte krijimin e një “Serbie të Madhe” dhe një “Shqipërie të Madhe”.
“Duke qenë se kryeministri slloven nuk është i njohur për propozime serioze politike, ky do të mund të bëhej një debat shumë i rrezikshëm”, ka deklaruar Von Cramon për portalin “KosovoOnline”.
Ajo deklaroi se kolegët e saj në Parlamentin Evropian janë të shqetësuar për procesin e vazhdueshëm të shpërbërjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe shprehimisht vuri në dukje se nuk ka asnjë ndryshim të ri të kufijve, transmeton Telegrafi.
“Këto ndarje dhe retorika nacionaliste nuk janë kurrë të lidhura me njerëzit. Kemi parë se retorika të tilla çfarë kanë krijuar në historinë ton”, tha Viola von Cramon, duke shtuar se qeveritë dhe politikanët duhet të synojnë të krijojnë institucione funksionale dhe shtete që do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.
Sipas saj, ka probleme serioze në Bosnjë dhe Hercegovinë, por këto probleme nuk janë rezultat i ndonjë bashkëjetese të detyruar të grupeve të ndryshme etnike, por dështimi i elitave politike dhe mungesa e veprimit të tyre.
“Kryeministri Jansha duhet të përmbahet nga ‘non- paper’ të tillë. Ata nuk janë në përputhje me vlerat evropiane”, theksoi Von Cramon.
Ajo tha se shpreson që kjo përmbajtje [e dokumentit të pretenduar të kryeministrit slloven] të mos jetë afër diskutimit apo edhe zbatimit.
“Ajo që ne presim nga presidenca sllovene e BE do të jetë finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe jo rihapja e Kutisë së Pandorës me një debat tjetër të rrezikshëm në lidhje me një ndryshim të mundshëm të kufijve”, përfundoi Viola von Cramon.
Reagimi i Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, vjen pasi mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke cituar burime të paemërtuara në Bruksel, kanë shkruar të hënën se kryeministri slloven Janez Jansha i ka dorëzuar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, një dokument ‘non paper’ mbi prioritetet e presidencës sllovene të BE-së, në të cilat, siç thuhet, janë përcaktuar udhëzimet mbi “shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë”.
Me këtë, sipas medieve, pretendohet se Jansha donte të informonte kreun e Këshillit Evropian për një nga prioritetet e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilin do ta marrë Sllovenia nga 1 korriku i këtij viti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Rama refuzoi interpelancën, Bardhi: Frikacak e qesharak
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre