LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: Ndaj Serbisë është përgatitur një paketë masash, pritet të miratohen nga BE-ja

Von Cramon: Ndaj Serbisë është përgatitur një paketë masash, pritet të miratohen nga BE-ja

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, konfirmoi se ndaj Serbisë është përgatitur një paketë masash, në përgjigje të sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Nuk do t’i quaja sanksione, sepse ato duhen miratuar nga Këshilli, por flasim për masa politike dhe financiare, që natyrisht do të dëmtojnë Qeverinë e Serbisë”, tha ajo.


Sipas saj, Vuçiq duhet të bashkëpunojë dhe të sigurojë një hetim korrekt për ngjarjen e 24 shtatorit.

“Vuçiq është në kontroll të shumëçkaje që ndodh në Serbi. Vështirë të mendohet se ai nuk kishte dijeni se çfarë po ndodh sa i takon blerjes së armatimeve, apo organizimit të grupit agresor. Megjithatë, nuk mendoj se Serbia ka interes për një sulm më të madh ushtarak, apo për luftë”, u shpreh Von Cramon në një intervistë me Alice Taylor në podcastin Inside Albania.

Ajo tutje shtoi se është me rëndësi që Serbia të nënshkruajë çdo marrëveshje të arritur me Kosovën, ndërsa kjo e fundit të sigurojë krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në veri.

Von Cramon zbuloi se për çështjet e mbetura pezull në dialogun mes palëve, është në diskutim një propozim i ri.

“Ajo që kuptoj është se shumë diplomatë po hartojnë një tjetër propozim se si do të vazhdohet tutje. Më tepër detaje nuk mund të jap për momentin”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori