LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: Ka pasur kërcënime nga Lista Serbe, nuk u kanë lënë hapësirë partive tjera serbe

Von Cramon: Ka pasur kërcënime nga Lista Serbe, nuk u kanë lënë hapësirë partive tjera serbe
Foto: Arkiv

Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel ka thënë sot se Kosova është shembull për rajonin sa i përket organizimit të zgjedhjeve, teksa kritike u tregua për Listën Serbe, për të cilën tha se ka ngushtuar hapësirën dhe ka ushtruar presion gjatë fushatës.

Ajo theksoi se ka pasur kërcënime nga Lista Serbe për t’i shtyrë serbët që të votojnë për këtë subjekt politik.


“Ekipet tona janë vendosur në rajonin e Prishtinës, të Prizrenit dhe në disa komuna të veriut të Kosovës. Fushata zgjedhore ka qenë konkurruese dhe pa incidente madhore. Përkundër sfidave me pandeminë, KQZ ka arritur që në mënyrë efikase të zbatojë procedurat zgjedhore. Demokracia lokale është në themel të demokracisë, vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve na ka bërë të kuptojmë… Këto zgjedhje kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë. Përkundër konkurrencës zgjedhore, partitë politike, me disa përjashtime, kanë respektuar njëra tjetrën.

Dua t’i përgëzoj të gjithë për sjellje të matur. Sot, Kosova më shumë se kurrë është shembull i demokracisë për rajonin. Por, është për fat të keq që disa mangësi sistematike nuk janë evituar ende. Një nga to është ngushtimi i hapësirës politike për serbët. Lista Serbe ka dominuar dhe nuk u ka lënë hapësirë partive tjera serbe. Shumica e bashkëbiseduesve kanë thënë se kuadri ligjor duhet të ndryshohet për përmirësimin e financimit të fushatave nga niveli lokal, gjë që ulë korrupsionin. Ende ka hapësirë për përmirësim për barazinë gjinore”, tha ajo.

Siç transmeton KP, Cramon u pyet edhe për liberalizimin e vizave, ku tha se kjo tashmë nuk varet nga Parlamenti Evropiani, megjithatë tha se po punojnë shumë që kjo të ndodhë sa më shpejtë.

“Por nuk është përgjegjësi e PE që të japë dritën e gjelbër për vizat. Ne jemi duke punuar me vrull që kjo të ndodhë shpejt. Unë them që keni treguar një maturi dhe pjekuri të madhe në këto zgjedhje dhe ne shpresojmë që kjo do të vlerësohet nga Brukseli”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori