LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: Jo Macron – problemi për mosliberalizimin e vizave për Kosovën është ministri i Brendshëm francez

Von Cramon: Jo Macron – problemi për mosliberalizimin e vizave për Kosovën është ministri i Brendshëm francez

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Francës, për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Cramon i bëri këto komente në Twitter, duke iu përgjigjur gazetares austriake Franzika Tschinderle, e cila kërkoi shpjegime për politikën e jashtme të Francës.

“A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme të Francës? Bllokimi i një shteti me 1.8 milion banorë me vite e vite nga marrja e diçkaje kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çfarë përfiton konkretisht nga kjo një shtet me 67 milionë banorë?”, ka pyetur gazetarja austriake, trasnmeton Telegrafi.


Në një postim tjetër ajo ka thënë “do të më interesonte vërtet se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre

Ndaj këtij postimi të gazetares austriake ka reaguar Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ajo ka thënë se “Problemi nuk është ai apo këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, ka shkruar Cramon.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Bruksel pak para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian (BE), me liderët e Ballkanit Perëndimor

Ndërsa në fjalimin e saj të mbajtur në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare, që të japin një mesazh të qartë sot.

Përfundon Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, u diskutua për liberalizimin e vizave por nuk ka asgjë konkrete
Lexo po ashtu Përfundon Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, u diskutua për liberalizimin e vizave por nuk ka asgjë konkrete

“Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë. Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit,” deklaroi Osmani.

Në fjalimin e publikuar të plotë në Facebook, Osmani rikonfirmoi gjithashtu qëllimin e Kosovës për të aplikuar këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor nuk është një fqinjësi e thjeshtë, është një pjesë e natyrshme e Evropës – dhe një interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këtë kontinent. Kjo është arsyeja pse këtë vit ne kemi vendosur të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE dhe shpresojmë që mbledhja e radhës e Këshillit, ta mbështesë aplikimin tonë”, tha ajo.

Rama i ashpër në Bruksel: Kosova e vetmja pa liberalizim vizash, kjo është e turpshme
Lexo po ashtu Rama i ashpër në Bruksel: Kosova e vetmja pa liberalizim vizash, kjo është e turpshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar çmenduri dhe të turpshme mos liberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.

Rama këto komente i ka bërë sot gjatë një konference për shtyp në Bruksel, ku u mbajt Samiti i BE-së me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori