LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen T-Cross vjen me një pamje të re në vitin 2024

Volkswagen T-Cross vjen me një pamje të re në vitin 2024

VW T-Cross ka fituar jashtëzakonisht popullaritet të madh që nga debutimi i tij në vitin 2019, ku deri më tash ka 1,2 milion njësi të shitura.

Tani, VW po vjen me një version të përditësuar të T-Cross, i cili duket se ka ardhur në kohë mjaft të mirë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe.


Versioni i ri, ofrohet me tri modele të sistemit të fuqisë, të gjitha me benzinë, dhe me një transmision automatik me gjashtë dhe shtatë shpejtësi.

Dekorimi i tij merr jetë nga dritat e pasme dhe ato LED, si dhe një kabinë mjaft të ndriçuar.

Gjithashtu, përmban edhe sensorë që kryejnë funksione të ndryshme, si për nisjen dhe drejtimin e veturës, por edhe parkimin e saj.

Ky model i ri vjen me përditësime në brendësinë e tij, dhe me tre ngjyra, Grape Yellow, Clear Blue Metallic, dhe Kings Red Metallic. /Telegrafi/