LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen shfaqë një pjesë të makinës elektrike për terrene të vështira, që e prezanton në mars (Foto)

Volkswagen shfaqë një pjesë të makinës elektrike për terrene të vështira, që e prezanton në mars (Foto)

Ky mund të jetë EV, më i pëlqyer deri më tani

Viteve 1960 dhe 70, Volkswagen ka dominuar me makinat për terrene të vështira, që mbesin si makinat më të mira klasike, transmeton Telegrafi.

Derisa e ka kthyer shpesh versionin e Beetle, kësaj radhe VW planifikon ta rikthejë si makinë elektrike, modelin me tavan të hapur ‘Dune Buggie’ të famshëm për ngasje nëpër plazhe.

Para se ky EV të prezantohet në Geneva Motor Show që zhvillohet në mars, Volkswagen e ka shpërndarë një imzhazh, që e tregon vetëm një pjesë të makinës.

Ndryshe prej origjinalit, kjo makinë është një EV e bazuar në sistemin MEB që e ka krijuar Volkswagen, pjesë e të cilit janë edhe modelet tjera të linjës I.D. /Telegrafi/