LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen prezanton logon e re

Volkswagen prezanton logon e re

Me këtë logo i jepë fund Dieselgate, për të nisur më ndryshe në të ardhmen

Ishte skandali Dieselgate, i emetimit të madh të gazrave, që e dëmtoi reputacionin e Volkswagen, si prodhues i makinave miqësore me ambientin, transmeton Telegrafi. Por, tani është vendosur që kjo të lihet prapa dhe drejt të ardhmes, të niset më ndryshe.


Në Frankfurt Motor Show, Volkswagen prezantoi logon e re, që e kishte paralajmëruar më herët – që është më e thjeshtë dhe miqësore, në krahasim me shkronjat VW që ishin deri më tani.

Kur të shikohen afër, të dy shkronjat janë të njëjta dhe ndodhen sërish brenda rrethit, duke bërë që të duket njëjtë, mirëpo ka disa dallime. Logo e re është dy dimenzionale dhe e vendosur në një sfond të kaltër, derisa deri më tani ishte metalike tre dimenzionale.

Makina elektrike Volkswagen ID.3 është e para që e bartë këtë loo, e cila do të vendoset në secilën makinë, pjesë, si dhe në ndërtesa të kompanisë, si fabrika dhe pika shitëse, si një shenj shumë më e mirë. /Telegrafi/