LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen pranoi se ka gabuar me një risi

Volkswagen pranoi se ka gabuar me një risi

Brendësia e veturave Volkswagen ka qenë gjithmonë një vend frymëzimi për markat e tjera.

Nuk kishte ekstravagancë dhe ndoshta për shkak të gjithë kësaj, çdo prodhues i veturave me shtrirje globale po kërkonte një formë të ngjashme. Më pas, në vitin 2019, erdhi Golf i ri.


Siç shkruan revista HAK, shumë shoferë u hutuan me audio sistemin, funksionet e prekjes dhe temperaturës në kabinë.

Kjo ide, siç pritej, u shtri në shumë modele të tjera. Në një intervistë për Autocar, CEO Thomas Schafer pranoi se kontrollet me prekje ishin një gabim.

Ai shpjegoi se ky drejtim i teknologjisë bëri shumë dëm. Fatmirësisht, një rregullim është në rrugë e sipër, pasi marka gjermane do të heqë qafe rrëshqitësin e kontrollit të klimës dhe funksionet konfuze të timonit.

Modeli i parë që vjen me arkitekturën e re/të vjetër të butonave është gjenerata e ardhshme Tiguan.

Së bashku me butonat, të cilët janë të dukshëm në timon, është edhe një ekran i madh info-argëtues 15 inç. /Telegrafi/