LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen në bisedime me Tesla për të përshtatur standardin e saj të karikimit

Volkswagen në bisedime me Tesla për të përshtatur standardin e saj të karikimit

Volkswagen është në bisedime me Tesla për përshtatjen e teknologjisë së saj North American Charging Standard (NACS), përderisa Electrify America, njësia e rrjetit të karikimit të prodhuesit gjerman të veturave veçse ka rënë dakord për ta përdorur sistemin në fjalë.

Ky njoftim vije pasi një numër i prodhuesve të veturave si dhe prodhuesve të pajisjeve të karikimit zgjedhin dizajnin e karikimit të Tesla-s mbi shqetësimet e humbjes së klientëve nëse ata ofrojnë vetëm dizajnin e Combined Charging System (CCS), i cili mbështetet nga prodhues si Volkswagen dhe Hyundai Motor.


Ford, General Motors si dhe ChargePoint janë në mesin e kompanive të cilat kanë nënshkruar marrëveshje për përdorimin e dizajnit të karikimit të Tesla gjatë javëve të fundit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

“Volkswagen Group dhe markat e saj momentalisht janë duke vlerësuar implementimin e Tesla North American Charging Standard për klientët e tyre në tregun e Amerikës së Veriut”, deklaruan nga Volkswagen.

Electrify America, njësia e rrjetit të karikimit të veturave elektrike të Volkswagen, ka më shumë se 850 stacione të karikimit me rreth 4 mijë karikues në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Ndërsa gjatë fazës së tranzicionit në NACS, Electrify America do të vazhdojë që të ofrojë konektorin e shumë përdorur CCS. /Telegrafi/