LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen ka bërë të ditur pse Golf R nuk do të bëhet një makinë hibride

Volkswagen ka bërë të ditur pse Golf R nuk do të bëhet një makinë hibride

Megjithëse nuk do të bëhet hibride, është duke u punuar që të jetë ketë përformancë edhe më të lartë

Ishte pritur gjatë që të shfaqej Volkswagen Golf GTI, por që nuk ndodhi sepse u anulua Geneva Motor Show, transmeton Telegrafi.


Ky prezantim, nuk ka qenë vëmendja e vetme e atyre që i pëlqejnë modelet Golf, pasi është pritur edhe ndonjë version i ri i modelit Golf R.

Sikurse gjenerata e tetë e Golf GTI edhe Golf R, do të pësojë ndryshme, derisa është mësuar pse nuk do të bëhet një makinë hibride, gjë që e ka bërë të ditur, shefi i divizion të Golf R, Jost Capito.

“Kjo makinë nuk mund të bëhet hibride, sepse nuk ia lejon volumi që ka. Megjithëse teknikisht është e mundur, nuk do të mund të arrinte edhe përformancën e dëshiruar”, ka thënë Capito lidhur me këtë ndryshim.

Derisa, ka thënë se njësiti i këtij divizioni, janë duke punuar që ta bëjnë një “makinë të fuqishme për vozitje”, sikur të mos jetë e fuqishme deri më tani. Versioni i tanishëm i Golf R i ka 291 kuaj fuqi, ndërsa modeli i ri pritet t’i arrijë deri në 328 kuaj fuqi.

Nëse gjithçka shkon si është planifikuar, Volkswagen Golf R mund të shfaqet në qershor në Goodeood Festival of Speed, apo më së largu në shtator në Paris Motor Show. /Telegrafi/